Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti raportohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së e ka larguar mjetin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Sinjali/