Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jani Vreto” në Prizren dhe viktima ishte i komunitetit rom.
Sipas familjarëve, dyshohet se viktima ka përdorur disa barna në mënyrë të pakontrolluar. /Gazeta Sinjali/