image Gjendet një 29-vjeçar i vdekur në Krujë

Rajoni/ Gjendet një 29-vjeçar i vdekur në Krujë

news image

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, të qytetit të Krujës. Sikurse njofton policia, i riu me iniciale G.L vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mediat në Shqipëri raportojnë se 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pas kallzimit të bërë nga familjarët.

Policia njofton se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/