Sot në fshatin Kishnapole të Gjilanit është gjetur trupi i pajetë i të riut nga Ferizaj, i cili ishte zhdukur tri ditë më parë.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet në Prokurori se i riu me inicialet SH.B. (emër i njohur për redaksinë) para rreth një ore, është gjetur i vrarë dhe i djegur.
Dorasi që dyshohet se e ka kryer këtë vepër është arrestuar nga policia bëjnë të ditur burimet nga Prokuroria.
I dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë) e ka pranuar kryerjen e veprës penale, mëson Gazeta Sinjali.
Mësohet se motivi i kryerjes së këtij akti ka qenë përfitimi i dobisë pasurore./Gazeta Sinjali/