Mesditën e së hënës është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rr. Asllan Pushka, Pejë, 23.11.2020-13:55. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/