image Gjendet i vdekur një person në Komoran, dyshohet se ka bërë vetëvrasje - Sinjali

Gjendet i vdekur një person në Komoran, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

news image

Dje është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje në orët e mëngjesit është gjetur i vdekur një person në shtëpinë e tij në Komoran, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me një armë zjarri.

Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin