Në fshatin Kishnicë të Graçanicës, një person është gjetur i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalit i kanë thënë burimet se viktima, serb me shtetësi kosovare, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Sinjali/