image 4 të vdekur e 15 të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombe në Afrin të Sirisë

Botë

Bota/ 4 të vdekur e 15 të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombe në Afrin të Sirisë

news image

Të paktën 4 civilë u vranë dhe 15 civilë u plagosën në një sulm terrorist me bomba në Afrin të Sirisë që gjendet përballë provincës Hataj, shkruan Gazeta Sinjali.

Një automjet i ngarkuar me bomba shpërtheu në qendër të rrethit në Afrin të Alepos, pasi kishte qëndruar i parkuar për një kohë në rrugën e njohur si rruga “Racu”.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ndërhynë menjëherë  pas shpërthimit, por autoritet janë të shqetësuara për rritjen e numrit të të vdekurve ngaqë disa nga viktimat janë të plagosur rëndë.

Organizata të ndryshme terroriste herë pas here kryejnë sulme terroriste në zonat ku kanë bërë manovra Forcat e Armastosura Turke me Ushtrinë Kombëtare Siriane.

Burime të sigurisë raportojnë se shpërthimet në zonat terroriste u kryen nga YPG / PKK, por ata nuk kanë pranuar ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. /Gazeta Sinjali/