Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Jelekce të Leposaviqit, pasditen e djeshme rreth orës 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se viktima është gjetur nga familjarët e tij, të cilët dyshojnë se vdekja nuk është e natyrshme.
Këto burime i kanë thënë gazetës se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/