image Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Shtime

Siguri

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Shtime

news image

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, pasditën e djeshme rreth orës 16:40, në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/