image Gjendet i varur në litar një person në Malishevë

Siguri

Gjendet i varur në litar një person në Malishevë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij sot në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e rajonit të Gjakovës i kanë thënë Gazetës Sinjali se familjarët e viktimës kanë raportuar se e kanë gjetur të varur në litar.

“Datë 05.04.2021 rreth orës 13:00 nga QKMF – Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellë viktima pa shenja jete. I njëjti sipas familjarëve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij. Patrullat policore dhe njësia e hetimeve rajonale – Gjakove janë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë, dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/