Një 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u varur me litar në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i ndejri jetonte vetëm dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Gazeta Sinjali/