image Gjendet i moshuari nga Mushtishti që u zhduk para dy ditësh

Sociale

Gjendet i moshuari nga Mushtishti që u zhduk para dy ditësh

news image

Nazif Bytyqi, 80-vjeçar, nga fshati Mushtisht i Suharekës i cili është larguar nga shtëpia e tij që nga mëngjesi i së mërkurës, është gjetur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Nipi i të moshuarit e ka konfirmuar për Sinjalin se gjyshi i tij është gjetur rreth orës 09:30 afër fshatit Mushtisht.

Pas kontrollit të mjekut, gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Nipi falënderon të gjithë qytetarët që shprehën gatishmërinë për të ndihmuar për të gjetur gjyshin e tij i cili vuan nga sëmundja e sklerozës. /GazetaSinjali/