Nazif Bytyqi, 80-vjeçar, nga fshati Mushtisht i Suharekës i cili është larguar nga shtëpia e tij që nga mëngjesi i së mërkurës, është gjetur sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Nipi i të moshuarit e ka konfirmuar për Sinjalin se gjyshi i tij është gjetur rreth orës 09:30 afër fshatit Mushtisht.
Pas kontrollit të mjekut, gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Nipi falënderon të gjithë qytetarët që shprehën gatishmërinë për të ndihmuar për të gjetur gjyshin e tij i cili vuan nga sëmundja e sklerozës. /GazetaSinjali/