Një qytetar nga fshati Dobrushë i Istogut është gjetur i gjallë, disa ditë pasi që ishte raportuar i zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se ai është gjetur në disa shkurre, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Të hënën, nipi i tij kishte raportuar se ai është larguar nga shtëpia dhe se askush nga familja nuk kishte informacion për fatin e tij./Gazeta Sinjali/