Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Pejë, mesditën e djeshme rreth orës 12:15, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e saj, sipas policisë, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/