image Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Fierzë-Komanit

Shqipëri

Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Fierzë-Komanit

news image

Sot rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë.

Policia bën të ditur se viktima me inicialet Z.G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/