image Alarm në Tropojë, kryebashkiaku kërkon ndihmë urgjente/ Rrezikohen shtëpitë, rezervuaret janë tejmbushur

Shqipëri

Alarm në Tropojë, kryebashkiaku kërkon ndihmë urgjente/ Rrezikohen shtëpitë, rezervuaret janë tejmbushur

news image

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi kërkon ndihmë urgjente nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, për shkak se territori i bashkisë të cilën ai e drejton është në situatë emergjente nga përmbytjet që kanë shkaktuar reshjet e pandërprera të shiut.

Byberi u ben thirrje banorëve që të kenë kujdes.

“Situatë emergjente e tejskajshme në Tropojë.

Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe po sjell dëme të mëdha në Tropojë.

Ndodhem sëbashku me stafin tim prej mesnate në njësinë administrative Bytyç, ku po monitorojmë situatën.

Jo vetëm rrugët, kanalizimet, janë të tejmbushura por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve.

Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofë natyrore.

Apeloj në mënyrë urgjente jo vetëm pranë institucioneve përgjegjëse shtetërore por dhe tek secili banor i Tropojës për kujdes të shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi më i madh duhet të jetë tek rezervuaret e tejmbushura të cilët rrezikojnë në raste si ky.

Ne jemi e do të jemi pranë qytetarëve kudo ku janë në vështirësi me mjetet dhe burimet tona njerëzore që të përballojmë këtë situatë të rëndë e të papritur”, njofton Byberi në rrjetet sociale.

/GazetaSinjali/