Në fshatin Plemetin të Obiliqt, një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ajo është e nacionalitetit serb.
Gazeta Sinjali merr vesh se vdekja e saj është duke u hetuar dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ky është rasti i katërt që Gazeta Sinjali ka raportuar që nga dje. Rastet e tjera kanë qenë një në Mitrovicë, një në Kaçanik dhe një Kamenicë.