image Gjendet çifti francez që kishte humbur në një pyll në Shqipëri

Shqipëri

Gjendet çifti francez që kishte humbur në një pyll në Shqipëri

news image

Është gjetur çifti francez në afërsi të Gjirit të Gramës pas 14 orë kërkimesh, pasi kishte humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Sipas njoftimit të policisë dy turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por pa ushqim dhe ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Çifti francez ishin nisur nëpërmjet shtigjeve të pyllit të Llogorasë duke u ngjitur Karaburunit për të zbritur në gjirin e Gramës.

Njoftimi i policisë:

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.

/GazetaSinjali/