Gjatë ditës së sotme, Gazeta Sinjali ka raportuar se Bukurije Hasan Neziraj, 46-vjeçare nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj, të cilët kanë thënë se nuk dihet asgjë për të që nga 11 qershori.
Pas alarmimit të qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, sot, vëllai i 46-vjeçares ka njoftuar Policinë se ajo është gjetur te halla e saj dhe gjendja e saj shëndetësore është mirë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.
Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast”. /Gazeta Sinjali/