Trupat e të paktën 14 personave janë gjetur në një varr afër shtëpisë së një ish-polici në El Salvador, ku shumica e tyre dyshohet të jenë gra.
Zhvarrosja e trupave mund të zgjasë edhe një muaj dhe kjo çon në zbulimin e një rrjeti vrasjesh që Policia dyshon se ka ndodhur gjatë një dekade për shkak të gjinisë.
Ish-oficeri i policië, Hugo Ernesto Osorio Chavez, 51-vjeçar është arrestuar në maj për vrasjen e një gruaje si dhe vajzës së saj 26-vjeçare, vepër kjo të cilën ai e ka pranuar se e ka bërë.