image Gjenden të vdekur dy vëllezër në Korçë

Shqipëri

Gjenden të vdekur dy vëllezër në Korçë

news image

Dy vëllezër, njëri 33-vjeç dhe tjetri 31, të cilët jetonin në qytetin e Pogradecit, janë gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:50 në fshatin Zvirinë të Korçës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dyshohet se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës dhe se Drejtoria e Policisë në Korçë është duke u marrë me rastin.

Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve./Gazeta Sinjali/