Dy vajzat që dje u raportuan të humbura në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic, përmes rrjetit social, Facebook.
Dy vajzat, njëra polake dhe tjetra gjermane, ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre qe një kohë.
Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi, ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.
Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare./Sinjali/