Një person të dielën rreth orës 08:50, ka raportuar në polici për mjete të dyshuara të pashpërthyera në Prizren.
Njësitet policore pas pranimit të informacionit kanë dal në vendin e ngjarjes në të cilën kanë gjetur nëntë granata dore.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar.
Kurse, tetë të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurt për trajtimin të mëtejshëm. /GazetaSinjali/