Dy fëmijë, motër e vëlla, nga fshati Vranjakë e Rahovecit ishin raportuar të zhdukur nga babai i tyre dje në polici, shkruan Gazeta Sinjali.
Fëmijët e moshës 13 dhe 14-vjeç të cilët kishin dalë nga shtëpia dhe nuk ishin kthyer më, janë gjetur në Prizren nga xhaxhai i tyre.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj tha se gjendja shëndetësore e tyre është perfekte.
“Duke shëtit në Prizren i ka gjetë axha i vetë në lagjen ‘Bazhdarhane’. I ka kthy fëmijët në shtëpi”, tha ai./Gazeta Sinjali/