image Gjenden mbetje mortore në Pejë, Njësiti për Krime Lufte del në vendngjarje

Siguri

Gjenden mbetje mortore në Pejë, Njësiti për Krime Lufte del në vendngjarje

news image

Një qytetar ka raportuar në polici se ka gjetur mbetje mortore në fshatin Nobërgjan të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se ka qenë duke riparuar varrezat, kur ka hasur në një kafkë të njeriut.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti për Krime Lufte, të cilët kanë bërë tërheqjen e kafkës.

Punimet janë ndërprerë./Gazeta Sinjali/