image Gjatë muajit gusht mbi 7 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente

Shëndetësi

Gjatë muajit gusht mbi 7 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente

news image

Në Klinikën Emergjente gjatë muajit gusht kanë kërkuar ndihmë mjekësore 7 mijë e 215 persona, sipas raportit të punësnjofton ShSKUK.

Në dhomën e kujdesit të avancuar janë trajtuar 2 mijë e 27 pacientë, derisa ekipet mjekësore kanë kryer intervenime kirurgjike te 1 mijë e 353 pacientë.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, kishte edhe 1 mijë e 478 raste ortopedike dhe 2 mijë e 80 raste internistike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ShSKUK, për shkak të lëndimeve të marra nga aksidentet në komunikacion, 519 pacientë kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente.

Me udhëzim të mjekëve, 722 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm.

/GazetaSinjali/