image Gjatë mega-aksionit në Karaçevë, policia bastisi shtëpinë e një personi në Viti, ja çka gjeti

Sinjalizime

Gjatë mega-aksionit në Karaçevë, policia bastisi shtëpinë e një personi në Viti, ja çka gjeti

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimeve dhe Korrupsionit, dje rreth orës 15:30 ka pranuar informacionin se gjatë mega-operacionit në Karaçevë të Kamenicës, të datës 18-19 shtator, e njëjta njësi ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit D.H, 43-vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Remnik, Komuna e Vitisë, është gjetur: një pushkë ajrore “Roger Perguson Usa” me dylbi, një karikator dhe pesë copë fishekë, sprej, llaser, pushkë gjysë-automatike me pesë copë fishekë.

Pas konfiskimit, kjo njësi armët i ka dorëzuar te Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Viti.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar, i cili udhëzon që rasti të cilësohet si “Armëmbajtje pa leje”. /Gazeta Sinjali/