Një armë e llojit EKOL Special 99 e kalibrit 9 milimetra është gjetur në çantën e një nxënësi në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Kështu kanë njoftuar nga Policia e rajonit të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Të miturit në prezencë të prindit i është marrë deklarata me shkrim, ndërsa arma dhe dëshmitë tjera janë konfiskuar.
Ndaj të miturit është iniciuar procedurë penale për armëmbajtje pa leje dhe është liruar në procedurë të rregullt.