image Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 persona për posedim të substancave narkotike

Siguri

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 persona për posedim të substancave narkotike

news image

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, vetëm në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren janë arrestuar tre persona pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10.55 gram marihuanë.

Ndërsa në qytetin e Ferizajt janë arrestuar dy persona, njëri në fshatin Gërlicë ndërsa tjetri në rrugën “Enver Topalli’.

Tek i arrestuari në rrugën “Enver Topalli”, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.67 gra, ndërsa tek ai në fshatin Gërlicë ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.27 gram.

Të 5 këta persona, ndonëse janë arrestuar, si shumë raste të tjera për të cilët Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht edhe këta pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/