image Gjatë 24 orëve të fundit, 55 aksidente e mbi 1,400 gjoba në trafik

Kosovë

Siguri/ Gjatë 24 orëve të fundit, 55 aksidente e mbi 1,400 gjoba në trafik

news image

20 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar nga gjithsej 55 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëvë të fundit në territorin e Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Njësitet e Policisë së trafikut kanë shqiptuar mbi 1,400 tiketa trafiku për kundërvajtësit që i kanë thyer rregullat e komunikacionit.

Forcat e rendit poashtu njoftojnë se kanë arrestuar 17 persona, 11 i kanë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit, për shkak të veprave penale që bien ndesh me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës./Gazeta Sinjali/