image Gjatë 24 orëve, 16 aksidente me të lënduar, policia shqipton rreth 1200 gjoba trafiku

Kosovë

Siguri/ Gjatë 24 orëve, 16 aksidente me të lënduar, policia shqipton rreth 1200 gjoba trafiku

news image

Dy meshkuj dhe dy femra janë lënduar ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit,  ku janë ndeshur tri vetura civile.

Tre persona të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e aksidentimit të dy veturave në Pestovë të Vushtrrisë.

Raste të tilla aksidentesh gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në fshatin Shkabaj të Prishtinës, Prizren e lokalitete të tjera të vendit.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë regjistruar 43 aksidente trafiku.

Sipas raportit, 16 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me të lënduar ndërsa 27 me dëme materiale.

Njësitet e policisë së trafikut, gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë shqiptuar 1,194 gjoba për kundërvajtësit

Policia njofton poashtu se ka arrestuar 27 persona, 19 i ka dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/