image Gjashtë të lënduar nga gjashtë aksidentet në Korroticë të Drenasit

Siguri

Gjashtë të lënduar nga gjashtë aksidentet në Korroticë të Drenasit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se gjashtë aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, më saktësisht  në Korroticë të Drenasit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka dhënë detaje rreth këtyre aksidenteve.

Ai ka treguar se në dy nga gjithsej gjashtë aksidentet kanë qenë të përfshira nga tri vetura, kurse në katër aksidentet tjera janë përfshirë nga dy vetura.

Nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar gjashtë persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura. Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/