Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë problem në shoqërinë tonë, ku në shumicën e rasteve viktima të dhunës janë femrat, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, në polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Podujevë, ku rasti është raportuar nga viktima femër pasi që pas një mosmarrëveshje, është kërcënuar me vrasje nga bashkëshorti i saj dhe më pas ajo dhe tre fëmijët e saj janë dërguar te prindërit e saj, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë gjatë ditës së djeshme, ku një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ku më pas ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rast tjetër ku viktimë e dhunës është femra ka ndodhur në Podujevë, ku rasti është raportuar dje në polici nga viktima femër, pasi që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi edhe për dy raste tjera të dhunës në familje që kanë ndodhur në Malishevë, ku babai dhe dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje në vazhdimësi dhe dje gjatë një seance gjyqësore në Prishtinë, ai ka kërcënuar verbalisht me vrasje familjarët e tij. /GazetaSinjali/