Ministria e Brendshme e Kroacisë konfirmoi se në tërmetin e sotëm shkatërrues me fuqi 6,3 ballë me epiqendër afër Petrinjes, gjashtë persona humbën jetën, ndërsa, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën rëndë dhe kërkimi në rrënoja është ende duke vazhduar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Megjithëse kërkimi për rrënojat është duke vazhduar, ne jemi të trishtuar të raportojmë informacion në lidhje me viktimat: një vajzë në Petrinja dhe pesë burra në Majske Polane”, njoftoi Ministria e Brendshme kroate në Twitter.
Përveç kësaj, të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 të tjerë kaluan me lëndime të lehta trupore.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Tërmeti shkatërrues, i cili u ndie sot në të gjithë Kroacinë në orën 12.19, dyshohet të ketë shkaktuar dëme të mëdha materiale, njofton Instituti Sizmologjik i Kroacisë.