image Gjashtë deputetë dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës - Sinjali

Gjashtë deputetë dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo erdhi pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

Por, kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën kanë dalë gjashtë deputetë.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj, shkruan Top Channel.

Basha tha se për këtë vendim nuk ishte dakorduar me Berishën, vendim ky i cili nuk është aprovuar nga këta deputetë.

Deputeti Bujar Leskaj ka thënë se ky vendim ishte i gabuar, ndërsa Flamur Noka ka thënë se me këtë vendim po mohohet historia e Partisë Demokratike.

Ndërkaq pro vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka dalë deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij ka dalë po ashtu kundër vendimit të Bashës duke theksuar se me këtë vendim Basha ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: