image "Gjaku lahet me gjak", mesazhi që u vendos në vendin ku u rrah për vdekje 23-vjeçari shqiptar

Rajon

“Gjaku lahet me gjak”, mesazhi që u vendos në vendin ku u rrah për vdekje 23-vjeçari shqiptar

news image

Mes luleve të vendosura në parkimin e një qendre tregtare në “La Favorita”, në Mantova të Italisë, pikërisht në vendin ku u vra brutalisht 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca, ndërsa 35-vjeçari italian Pierfrancesco Ferrari përfundoi në koma, është lënë një mesazh që aludon në hakmarrje, “Gjaku lahet me gjak”, përcjell Gazeta Sinjali.

Atilio Ndreca dhe Pierfrancesco Ferrari u sulmuan me shkopinj bejsbolli e shufra hekuri. Ata u tërhoqën në një cep ku nuk kishte kamera, rreth orës 3 të natës, duke bërë që autorët e këtij sulmi të enden të lirë.

Mediat italiane shkruajnë se mesazhi që aludon në hakmarrje të mundshme ndaj grupit që fshihet pas këtij krimi, i është dorëzuar policisë që së bashku me prokurorinë po hetojnë ngjarjen.

Në vendngjarje autoritetet mësohet se gjetën veshje të mbuluara nga gjaku, që nuk i përkasin të rinjve, dhe që janë çuar për ekzaminim. Nga këto rroba hetuesit shpresojnë që të mund të bien në gjurmët e autorëve.

 “Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruajnë mediat.

Sa i përket motiveve që çoi në këtë sulm barbar që i kushtoi jetën të riut shqiptar, mediat italiane shkruajnë se hetuesit janë ngurues për ta përcaktuar sulmin si një larje të mundshme hesapesh për shpërndarjen e drogës. /Gazeta Sinjali/