Një qytetar ka goditur me veturë murin rrethues të një shtëpie dhe tabelën e rrugës “Ganimete Tërbeshi” dhe rrugës “Elena Gjika”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e goditjes, ai ka thyer tabelat e këtyre dy rrugëve.
Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i ikjes së qytetarit nga vendi i ngjarjes, pasi e ka kryer veprën.
Në këtë video shihet edhe një banore, e cila i kërkon llogari atij për këtë dëm, por ai nuk del nga vetura, ani pse ajo i troket në xham.
Më poshtë shihni videon e këtij momenti./Gazeta Sinjali/