Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në Gjakovë, konkretisht në rrugën “UÇK”, ku një biçiklist është lënduar pasi është goditur nga një veturë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës , Lumni Graishta, i cili njoftoi se viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
Tutje, Graishta tha se vetura që e ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Po, para disa minutave ka ndodhur një aksident në rrugën “UÇK”, ku një biçiklistë është goditur nga një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman në Spitalin e Gjakovës dhe Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Gjithashtu, Graishta ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar. / Gazeta Sinjali/