Sot, rreth orës 09:00 në fshatin Skivjan të Gjakovës, një këmbësor i cili ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë i cili ishte në lëvizje në drejtim të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Gjakovë.
Sipas policisë, i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen deri më tani e ka stabile.
“Sot rreth orës 09:00 në fsh Skivjan ka ndodh aksident trafiku mes një veture dhe këmbësori. Deri te aksidenti ka ardh kur këmbësori ka tentuar ta kaloj rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin i cili ishte në lëvizje drejtimi i Deqanit. I njeti ësht dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen deri me tani e ka stabile”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/