image Gjakovë/ E rrah vëllain e tij më pas tenton ta lëndojë veten me thikë

Siguri

Gjakovë/ E rrah vëllain e tij më pas tenton ta lëndojë veten me thikë

news image

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi që njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, më pas në përleshje ka ndërhyrë edhe prindi i tyre, pasi që njëri nga të dyshuarit kishte tentuar që ta lëndojë veten me një thikë të kuzhinës.

Të dyshuarit më pas i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi që raportohet se i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/