Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga Gjakova ka raportuar të zhdukur vajzën një vjeçare dhe gruan e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij bashkëshortja së bashku me vajzën janë larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërkohë rasti në polici është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është ende në hetime.