image Gjakovari plagos bashkëfshatarin pasi u aksidentuan me vetura

Siguri

Siguri/ Gjakovari plagos bashkëfshatarin pasi u aksidentuan me vetura

news image

Një person ka plagosur me armë zjarri një tjetër, sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës. Deri te plagosja ka ardhur pasi viktima dhe i dyshuari (bashkëfshatar), të dy në cilësinë e shoferëve, paraprakisht ishin përfshirë në një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se i plagosuri ka pësuar lëndime të rënda në pjesën e gjoksit, por sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës mjekësore që ka marrë në Spitalin Rajonal të Gjakovës ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.-

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.

“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave afër urës në Bishtazhin, shkak i plagosjes ka qenë aksidenti. Palët janë revoltuar pas aksidentit dhe njëri prej personave të përfshirë ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur tjetrin. Dy palët janë banorë të fshatit Bishtazhin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Asnjë nga pasagjerët e përfshirë në aksident nuk ka pësuar lëndime trupore. Policia po merret me rastin./Gazeta Sinjali/