image Gjakovari keqtrajton gruan, viktima dërgohet për strehim me fëmijën 11 muajsh

Siguri

Gjakovari keqtrajton gruan, viktima dërgohet për strehim me fëmijën 11 muajsh

news image

Dhuna në familjet kosovare po vazhdon, e viktima kryesisht po janë gratë. E në të shumtën e rasteve ato po sulmohen nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje, në Gjakovë, rreth orës 18:30, kur një grua është keqtrajtuar nga burri i saj.

Sipas policisë viktima së bashku me fëmijën e saj 11 muajsh janë strehuar në shtëpinë e sigurtë.

Gjithashtu për shkak të lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse, të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/