Nën ndikimin e alkoolit një burrë në Gjakovë ka sulmuar fizikisht prindin e tij, i njëjti është arrestuar nga policia.
Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.