Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi vëllai i tij e kishte lajmëruar se i dyshuari kishte shkuar me një armë gjuetie në shtëpi.
Njësite policore kanë dal në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar armën.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar kishte sjell në shtëpi një armë te gjatë. Njësite policore kanë dal në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar armën, një armë te vjetër, ndërsa të dyshuarin e kanë arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit personi i dyshuar me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë te rregullt. /Gazeta Sinjali/