Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/