Komuna e Gjakovës ndodhet në zonë të kuqe, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është i lartë, raporton Gazeta Sinjali.
Por, kjo gjë nuk duket të jetë ndonjë arsye e fortë për të mos festuar, pasi që për 28 Nëntor në këtë qytet është planifikuar të mbahet festivali folklorik mbarëkombëtar “N’odën e malësisë së Gjakovës”, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në Gazetën Sinjali një fotografi/ njoftim në të cilin paralajmërohet ky festival.
Ky sinjalizues është shprehur i mllefosur në lidhje me këtë organizim duke thënë se gjasat që të rritet numri i të infektuarve janë të mëdha pasi që ky festival do të mbahet në ambient të mbyllur, ndonëse është paralajmëruar se numri do të jetë i kufizuar.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se ky festival do të mbahet në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” , në Gjakovë.