image Girona vazhdon befasinë në La Liga, ka shënuar më shumë gola se disa skuadra të mëdha evropiane këtë sezon

Futboll

Girona vazhdon befasinë në La Liga, ka shënuar më shumë gola se disa skuadra të mëdha evropiane këtë sezon

news image

Klubi spanjoll Girona po vazhdon befasinë në kamionatin e La Ligas këtë edicion 2023-24.

Girona po zhvillon një edicion të shkëlqyeshëm këtë sezon, duke qëndruar krah për krah skuadrave si Real Madrid e Barcelona.

Spanjollët arritën sot edhe një fitore të radhës, madje duke u ndodhur 2-0 në disavantazh, për t’i shënuar pesë gola të njëpasnjëshëm ndaj Almerias dhe fituar në fund ndeshjen me rezultat 5-2.

Me këtë fitore, ata renditen tani në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të barabarta me Real Madridin në pozitën e parë – nga 25 pikë secila.

Përveç tjerash, Girona ka pasur një sulm tejet ‘eksploziv’ këtë edicion, duke shënuar një numër të lartë të golave.

Girona tani ka shënuar më shumë gola në ligë këtë sezon se shumë skuadra të mëdha evropiane (24) si, Real Madrid (21), Liverpool (20), Napoli (20), PSG (20), Man City (19), Arsenal (18).

Gjithashtu, ata kanë shënuar po aq sa Chelsea (13) dhe Man Utd (11) kanë së bashku, raporton Squawka, përcjell Sinjali Sporti.

/GazetaSinjaliSport/